Etrit Berisha në seancat e fundit stërvitore të kombëtares Shqiptare në kompleksin Tropikal në Durrës është stërvitur rregullisht me grupin por siç e konfirmon edhe vetë portieri në konferencën e radhës për shtyp nga grumbullimi i kuqezinjve prania e tij në ndeshjen ndaj Norvegjisë është ende në pikëpyetje
“Jam në një periudhë që po rikuperohem nga një dëmtim, unë ndihem mirë por do të jetë stafi ai që do të vendosë nëse do të luaj apo jo ndaj Norvegjisë. Unë besoj se do tia dal dhe do të jem i gatshëm” – tha Berisha, i cili nw pyetjen lidhur me rivalitetin me Thomas Strakoshwn, u pwrgjigj: “Strakoshën e njoh që nga koha që kam qenë te Lacio dhe gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të. Gjëja më e mirë në kombëtare është konkurrenca, kushdo që të luaj porta do të jetë e garantuar, unë apo Strakosha është trajneri ai që vendos”.