Përfaqësuesja U21 e Kosovës ka mposhtur Azerbejxhanin me rezultat 2:0 në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian për të rinjë.
Florent Hasani shënoi golin e parë në minutën e 54-t pas asistimit nga Mirlind Daku. Ndërkaq për golin e dytë i cili edhe e vulosi fitoren, u përkujdes Besfort Kolgeci, pasi që u asistua nga Dren Feka.
Kjo fitore sjell Kosovën në pozitën e tretë të Grupit 5, me 10 pikë, po aq sa ka Irlanda në vendin e dytë të grupit, me këta të fundit që kanë edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.