Ish mesfushori i Interit, Milanit dhe Juventusit, Andrea Pirlo mund të marrë një post me rëndësi, si asistent i trajnerit të ardhshëm të Italisë, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, përcjellë “infOSport.mk”.
Ish reprezentuesi italian është i gatshëm të ju ndihmoj dy emrave më të shpeshtë që përmenden si trajner të ardhshëm të Italisë, Karlo Ançeloti dhe Antonio Konte, si dhe trajnerit të përkohshëm aktual, Luixhi Di Biaxho.
Për momentin skuadra “axurre” udhëhiqet nga Di Biaxho, i cili mund të vazhdojë punën në krye të saj edhe për disa muaj.