Një akt të shëmtuar kanë bërë tifozët në Milano, duke dhunuar keq murin që përmbledh momentet më domethënëse të historisë së Interit me rastin e 110 vjetorit të “zikaltërve”. Ai quhet “InterËall” dhe është inauguruar më 19 mars, në rrugën “Borsieri”.
Bëhet fjalë për një mur 18 metra të lartë dhe 10 metra të gjërë, ku janë vendosur foto të momenteve më të veçanta të historisë së Interit, momente këto të zgjedhura nga vetë tifozët zikaltër, pas një sondazhi online.
Gjatë natës ky mur, me fotot e Ronaldos, Diego Militos, Havier Zanetit, Xhuzepe Bergomit, Xhuzepe Meacës dhe Xhaçinto Faketit është dhunuar, duke u ngjyrosur me të kuqe, ndërkohë që ka pasur edhe mbishkrime ofenduese kundrejt klubit “zikaltër”.