Gjiganti i linjës telefonike, ‘Vodafone’ ka ka bërë një ofertë joshëse për egjiptasit. Forma e Mohamed Salah që njëherit është imazh i kompanisë, ka shtyer Vodafonin që të shpërblejë konsumatorët e saj me nga 11 minuta falas për bisedë për çdo gol që shënon Salah me Liverpulin dhe me Kombëtaren e Egjiptit.
Oferta vlen deri në fund të sezonit. Ndërkohë kompania në fjalë ka lansuar reklamën e re, ku përsëri imazh është ylli Salah.