Diego Simeone është lodhur me spekullimet rreth largimit të Antuan Griezman nga Atletiko Madridit. Futbollisti francez i cili u zgjodh si i treti në Botë gjatë vitit 2016-të thuhet të ketë arritë marrëveshje me Barcelonën, ndërsa Simeone nuk po humbas kohë dhe menjëherë është vënë në kërkim të një zëvendësuesi të tij. Sipas asaj që raporton “Marca” spanjolle, strategu argjentinas në Madrid dëshiron të sjellë bashkëkombasin e tij, Paolo Dybala, me të cilin thuhet se Simeone ka darkuar në një nga restoranet e kryeqendrës spanjolle.
Pikërisht te Dybala, argjentinasi Diego Simeone sheh atë përforcimin e duhur në repartin e sulmit, ku do të luante në krah me Diego Kostan.
Edhe përkundër këtyre spekullimeve dhe takimit midis futbollistit të tyre dhe trajnerit të Atletiko Madridit, te Juventusi janë të qetë pasi Dybala dhe Simeone janë miq dhe sipas klubit “bardhezi” ka qenë vetëm një darkë mes dy personave që kanë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.
Megjithatë për të bindur Dybalan që të pranojë ofertën, Atletiko duhet të rivalizojë me Realin e Madridit që gjithashtu po shfaq shumë interes për sulmuesin e Juventusit.