Vazhdojnë përgatitjet e përfaqësueses shpresa të Maqedonsië për ndeshjet e rradhës eliminatore për kualifikim në Kampionatin Europian që vitin 2019 do të zhvillohet në Itali.
Sot seleksionuesi, Bllagoja Milevski udhëhoqi seancën e planifikuar stërvitore, ndërsa për të enjten në orën 14:30 ka planifikuar takim me gazetarë në hotelin TCC “Grand Plaza”.
Futbollistët e rinjë të Maqedonisë të premten në orën 14:00 përballen me Rusinë në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, ndërsa pjesë e përfaqësueses shpresa të Maqedonisë janë edhe 5 futbollistët shqiptarë, si Besart Krivenjeva, Nehar Sadiki, Enur Totre, Besar Iseni dhe Omar Imeri.
Maqedonia deri tani ka vetëm një fitore në këtë cikël kualifikues, ndërsa rusët në ndeshjet paraprake kanë regjistruar tre triumfe dhe një barazim e një humbje.
Pas duelit të 23 marsit, Maqedonia U21 më 27 mars luan si mysafire me Austrinë.