Pas dy kampionëve të tjerë brazilian, Romario dhe Bebeto, tashmë edhe Ronaldinjo ka vendosur që të futet në politikë.
Ish futbollisti i Kombëtares braziliane i cili gjatë karrierës së tij luajti edhe me disa skuadra shumë të njohura europiane si, Paris Sen Zhermen, Barcelona dhe Milan ka bërë hapin e parë për përfshirjen e tij në politike duke u bërë pjesë e Partisë Republikane Braziliane.
Ronaldinjo formalizoi gjithçka gjatë një evenimenti të zhvilluar në selinë e kësaj partie politike në kryeqytetin brazilian në Rio de Zhaneiro.