Maqedonia U19 mposhtet nga Letonia (VIDEO)

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë është mposhtur me rezultat 1:2 nga Letonia në ndeshjen e parë të turneut kualifikues elitar për Kampionatin Europian që do zhvillohet këtë vit në Finlandë, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy golat për Letoninë i realizoi Samoilovs (42’, 56’), ku vlen të shihet goli i tij i dytë që ishte një kryevepër e futbollistit të talentuar letonez, teksa golin e vetëm për Maqedoninë e shënoi Mitrovski nga pika e bardhë dy minuta parafundit të takimit.

Maqedonia U19 pëson edhe golin e dytë ndaj Sllovakisë

Super, super gol i shënuar nga ana e Samoilovs, futbollist ky që shënoi edhe golin e parë për letonezët në minutën e 42-tëMAQEDONIA U19 – LETONIA U19 0:2(B. Samoilovs 56')

Публикувахте от infosport.mk в 21 март 2018 г.

Te Maqedonia për gjatë 90-të minutave luajti futbollisti i vetëm shqiptarë, mbrojtësi Agron Rufati, ndërsa pjesë e “verdhekuqve” ishte edhe 17-vjeçari i Shkëndijës Enis Fazlagiç si dhe ylli i kësaj gjenerate, Elif  Elmaz i Fenerbahçes.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Anglia si mysafire me rezultatin e thellë 1:4 mundi Hungarinë, duke kryesuar aktualisht në renditje.

Maqedonia ndeshjen e radhës do ta zhvillojë ndaj Hungarisë me 24 mars, ndërsa tre ditë më vonë përballet me Anglinë në ndeshjen e fundit të këtij turneu elitarë.

Foto: gol.mk

Leave a Reply