Maqedonia U17 u dorëzua në pjesën e dytë ndaj R. Irlandës

Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë pësoi disfatë 0:3 nga Republika e Irlandës në përballjen e parë të turneut kualifikukes të fazës Elite për kualifikim në Kampionatin Europian, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Staniq forcën e tyre e treguan vetëm gjatë 45 minutëshit të parë, që u mbyll me shifrat 0:0, mirëpo dështuan gjatë pjesës së dytë, kur edhe pranuan të tre golat.

Golin e parë irlandezët e shënuan nga pika e bardhë me anë të Adam Idah në minutën e 57-të. Nuk vonoi shumë dhe vetëm 5 minuta më vonë Sin Brenan dyfishoi shifrat në 2:0, teksa rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Republika e Irlandës 3,  Maqedonia 0 e vendosi Tajrik Rajt në minutën e 69-të.

Pjesë e formacionit të parë në këtë përballje ishin edhe 4 futbollistët shqiptarë, si Jonuzi, Muharemi, Dauti dhe Hajdari, mirëpo duke mos arritur që të bëjnë diç më tepër në këtë përballje, transmeton “infOSport.mk”.

Maqedonia ndeshjen e rradhës në kuadër të grupit të tretë kualifikues do ta zhvillojë me 24 mars kundër nikoqirëve të këtij turneu, Polonisë, skuadër kjo që në ndeshjen e saj të parë barazoi ndaj Gjeorgjisë me rezultatin 2:2.

Leave a Reply