Ronaldo rrezikon burg dhe një gjobë rekord për shkak taksave të papaguara  

Ylli portugez i Realit të  Madridit, Kristiano Ronaldo rrezikon të paguajë një gjobë që do të ishte rekord për futbollin spanjoll. Shkak bëhet situata e tij me taksat e papaguara për të drejtën e imazhit, pasi ai ka fshehur dhjetëra miliona euro të ardhura. Sipas mediave spanjolle, portugezi ka ofruar që të paguajë një shifër prej 3,8 milionë eurosh gjobë, për të shmangur që çështja të shkonte në një gjykatë penale.

Por agjencia e taksave në Spanjë ka refuzuar duke kërkuar nga futbollisti që të paguajë një shifër prej më shumë se 25 milionë euro.

“Ronaldo ka ofruar një shifër qesharake, që nuk mund të merret në konsideratë”, citojnë burime pranë agjencisë e cila ka bërë të qartë se situata do të shkojë drejt gjykatës civile.

Akordi mes palëve mund të arrihet përsëri në ditët në vijim, por nëse humbet, Ronaldo rrezikon të dënohet përveç pagesës së gjobës prej 25 milionë eurosh, edhe një masë ndëshkimore me burg.

Leave a Reply