Trajneri i Real Sociedadit është shkarkuar nga ana e drejtuesve të tij të dielën në mbrëmje. Bashkë me të nga “Anoeta” largohen edhe drejtori sportiv Loren, si dhe ndihmësi i tij Huan Karlos de Andres. Të paprkshëm kanë mbetur vetëm trajneri kondicional si dhe asistenti i tretë i Eusebios.
Deri në fund të sezonit Real Sociedadi do të udhëhiqet nga Imanol Alguahil, i cili ka udhëhequr një nga klubet e Real Sociedad.
Pas 29 xhirove Real Sociedadi ka tubuar 33 pikë, duke u renditur në pozitën e 15-të. Skuadra nga “Anoeta” nën drejtimin e Eusebio gjatë këtij edicioni ka regjistruar 9 fitore, 6 barazime dhe 14 disfata.