Sot në Superligën shqiptare në program ishte ndeshja midis Kukësit dhe Vllaznisë, apo më mirë thënë midis Valon Et’hemit dhe Sedat Berishës, njofton “infOSport.mk”. Në fund fitues doli Kukësi i Valon Et’hemit, i cili madje asistoi në shënimin e golit të dytë nga ana e kapitenit Musolli në minutën e 77-të, për të cilin ishte kjo ndeshja e 200-të me fanellën e Kukësit. Ndryshe golin e parë për skuadrën kampione në fuqi të Shqipërisë e realizoi Ylli Shameti në minutën e 34-të.
Kukësi-Vllaznia (Përmbledhje)
Публикувахте от DigitAlb в 19 март 2018 г.
Et’hemi në lojë u inkuadrua në minutën e 69-të, teksa ish mbrojtësi i FC Shkupit, Sedat Berisha luajti gjatë gjithë ndeshjes. Ishte kjo disfata e parë pas tre ndeshjeve pa humbje për Vllazninë, që zhvilloi një ndeshje shumë të dobët, duke pasur parasysh se nuk dhuroi asgjë përveç një rasti të pretenduar nga Sukaj për penallti.
Pikërisht ky i fundit në minutën e 82-të u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën me 10 futbollistë në fushë.
Pas kësaj disfate Vllaznia mbetet në pozitën e 8-të me 27 pikë, teksa Kukësi pas 26 xhirove numëron 45 pikë dhe aktualisht ndodhet në pozitën e dytë, pas Skënderbeut që ka 60 pikë në pozitën e parë.