Shkëndija gjenerata 2000 këtë fundjavë mundi moshatarët e FC Shkupit me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”. Në një ndeshje tipike kampionale, ku të dyja skuadrat dhanë më të mirën nga vetja, në fund vendosi një gol i shënuar nga Albin Ramadani nga pika e bardhë.
Ai ishte shumë i sigurtë në goditjen e tij, ndërsa ra në sy festimi i golit, kur vendos të imitojë Kristiano Ronaldon.
Për më tepër ndiqeni videon më poshtë.