Skuadra e Realit të Madridit shënoi fitore të madhe 6:3 në ndeshjen e javës së 29-të kundër Gironas, njofton “infOSport.mk”.
Të pranishmit në “Santiago Bernabeu” në fund mbetën të kënaqur me festivalin e golave që shfaqën aktorët në fushën e futbollit, me aktorin kryesor Kristiano Ronaldo, që shënoi plotë 4 gola (11, 47, 64 и 90).
Nga një gol tjetër për “mbretërit” shtuan edhe Lukas dhe Bejll, teksa në anën tjetër Stuani realizoi dy gola, ndërsa një gol tjetër shtoi Juanpe.
Me këtë fitore Reali i Madridit sërish rikthehet në pozitën e tretë me 60 pikë, 4 më pak se Atletiko Madridi, që pësoi disfatë në transfertën në “El Madrigal” ndaj Viljarealit me rezultatin 2:1.
Me po të njëjtin rezultat në ndeshjen e parë të së dielës, Leganesi mundi Seviljën, Barcelona shënoi fitore 2:0 ndaj Atletik Bilbaos, teksa ndeshja midis Selta Vigos dhe Malagas u mbyll me barazimin pa gola.