Junajtedi kalon në gjysmëfinale të FA Kupës, Murinjo sërish në qendër të vëmendjes (VIDEO)

Trajnerin e Mançester Junajtedit, Hoze Murinjo, si duket nuk e mbajnë nervat. Eliminimi i trishtueshëm nga 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve ndaj Seviljës, si duket edhe më tej ka ndikim te strategu u “Djajve të Kuq”, i cili mbrëmjen e së shtunës gjatë ndeshjes me Brajtonin, në një moment u irritua me futbollistët e tij, duke goditur me këmbë borën në tokë, e cila u perplas tek arbitri i katërt dhe kameramani.

 

Ky incident nuk kaloi pa u vënë re nga kamerat, teksa në rrjetet sociale ky episod po kthehet në virale. Gjithsesi këtë herë trajneri portugez është treguar i sjellshëm duke i kërkuar falje arbitrit për incidentin e ndodhur.

Ndryshe Junajtedi e fitoi ndeshjen ndaj Brajtonit me rezultatin 2:0 falë golave të shënuar nga Lukaku dhe Matiç, duke siguruar në këtë mënyrë një biletë për në gjysmëfinalen e FA Kupës angleze, njëjtë sikurse edhe Totenhami që me rezultatin 0:3 në transfertë mundi Suonsin.

Autorë të golave për ekipin e Poketinos në këtë përballje ishin, Lamela dhe Eriksen, i cili realizoi dy gola.

Leave a Reply