Zekirja Ramadani nuk bëri një debutim të mirë në bankinën e FC Shkupit, pasi skuadra e tij në ndeshjen e fundit të javës së 24-të u mund me rezultatin 0:2 nga fenerxhiu, Skopje, njofton “infOSport.mk”. Një gjë të tillë me siguri se nuk e kishte pritur askush para fillimit të këtij takimi, mirëpo duke ju referuar vetë ndeshjes, ku pamë një skuadër krejtësisht anemike dhe jo të interesuar për gol të FC Shkupit, atëherë epilogu përfundimtarë i këtij takimi nuk kishte se si të jetë ndryshe. Një gjë të tillë pranon edhe vetë strategu shkupjan, i cili thotë se do të analizojnë mirë këtë disfatë.
“E dija që do të jetë një ndeshje e vështirë kjo e sotmja ndaj Skopjes, skuadër kjo e cila gjatë ndeshjeve të stinorit pranveror vërtetë kishte arritur rezultate të mira, mirëpo të jem i sinqertë as që e mendoja se futbollistët e mi do të jenë kaq anemik në fushën e blertë, pa asnjë dëshirë për të triumfuar. Kundërshtari arriti që të realizojë nga dy goditje, ndërsa më pas e kishim të vështirë që të ktheheshim në lojë pas atij rezultati 0:2. Mirëpo gjithsesi se do të bëjmë një analizë të mirëfilltë për këtë lojë shumë të keqe. Nuk e kam të qartë se pse futbollistët nuk kishin motiv, edhe përkundër faktit se gjatë gjithë ndeshjes ata kishin përkrahjen e tifozëve, “Shvercerat”, të cilët shfrytëzojë rastin që ti falënderojë” – tha Ramadani pas përfundimit të ndeshjes në Gostivar ndaj Skopjes.
Shkupi nuk arriti që të shfrytëzojë rastin e dhënë që të shkëputet ndaj dy skuadrave tjera Akademia Pandevit dhe Rabotniçkit, me të cilat skuadra për momentin ndajnë pozitat 4, 5 dhe 6 me nga 29 pikë të tubuara.
Për shkak ndeshjeve të përfaqësueses së Maqedonisë më 23 dhe 27 mars kundër Finlandës dhe Azerbajxhanit, pason pushim dy javor, që do të jetë i mirëseardhur për trajnerin Ramadani, që të njihet edhe më mirë me futbollistët që ka në skuadër.