Gostivari dorëzohet ndaj Labunishtës, Zajazi fiton Novacin

Gostivari ka pësuar disfatë minimale 0:2 në transfertën ndaj Labunishtës në Strugë, duke humbur në këtë mënyrë pozitën e parë, që tashmë kryesohet nga Vëllazërimi i Kërçovës, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kërçovare gjatë ditës së djeshme në derbi ndeshjen e javës së 17-të mundi Struga Trim Lumin, duke u barazuar në këtë mënyrë me ekipin e Gostivarit, mirëpo vetëm falë gol-averazhit më të mirë ata kryesojnë renditjen.

Ndryshe sa i përket takimit të sotshëm të skuadrës gostivarase në Strugë, ata nuk arritën që të vazhdojnë serinë e fitoreve përballë vendasve shumë të disponuar për lojë, të cilët avansuan që në minutën e 32-të me golin e shënuar nga Dejan Leskaroski, teksa fitoren e tyre e konfirmoi Igor Kleçkarovski me golin e realizuar në minutën e 78-të.

Zajazi falë golit të shënuar nga Ferat Ramadani në minutën e 88-të mundi Novacin me rezultatin minimal 1:0, duke vazhduar ëndërrën e mbeijetesës, fitores iu gëzua edhe EuroMilku që në teren vendas mundi Lokomotivën me rezultatin 2:1, ndërkohë fitore shumë të rëndësishme shënoi edhe Makedonija Gjorçe Petrovi, që demoloi Teteksin me rezultatin e thellë 5:1.

Me këtë fitore skuadra shkupjane tashmë renditet në pozitën e tretë me 29 pikë  pas dyshes kryesuese, Vëllazërimi dhe Gostivari që kanë nga 31 pikë.

LDFM – Perëndim

Java 17

EuroMilku 2 – 1 Lokomotiva
Labunishta 1 – 0 Gostivari
Makedonija GJ.P 5 – 1 Teteksi
Zajazi 0 – 0 Novaci
E Shtunë:
Vëllazërimi

1 – 0

Struga Trim Lum

 

Leave a Reply