Zekirja Ramadani sot do të bëjë debutimin në bankinën e FC Shkupit ndaj ekipit të Skopjes. Edhe pse bëhet fjalë për dy skuadra shkupjane, ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Gostivarit, ndërsa që në start trajneri i skuadrës nga Çairi do të has në probleme, sa u përket futbollistëve të lënduar.
Trajneri Ramadani për këtë ndeshje nuk mundë të llogaritë në shërbimet e mesfushorit Stefan Vujçiç, i cili vazhdon të ketë probleme me lëndimin, ndërsa për shkak të dhimbjeve në shpatull në këtë ndeshje do të mungojë edhe kapiteni, Suat Zendeli.
Ndeshja Shkupi–Skopje starton në ora 14:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri shkupjan, Igor Stojçevski, të cilët do ti ndihmojnë edhe Sashe Toshevski dhe Igor Shirilov, që të gjithë nga Shkupi.