Shkëndija e Tetovës të shtunën me fitoren e 20-të në këtë sezon të Ligës së Parë shkuan me stil në pauzë dy javore (shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese), duke ruajtur distancën prej 16-të pikëve larg vendit të dytë. Për tre pikë të reja përballë Sileksit mjaftoi super goli i 17-të vjeçarit Enis Fazllagiç, i cili realizoi për mrekulli në minutën e 16-të që në fund u tregua të jetë rezultati final i takimit.
Goli debutues për ekipin e parë të Shkëndijës ka entuziazmuar mesfushorin e talentuar, që nuk gjen fjalë për të përshkruar momentin kur pa se topi u ndal në rrjetën kundërshtare.
“Sinqerisht është ndjenjë e mrekullueshme për të shënuar. Ëndrrat realizohen ngadalë. Nuk e kisha pritur të shënoj në këtë ndeshje. Luaj si mesfushorë i fundit dhe jam pak më shumë i orientuar në defanzivë. Por gjithsesi është bukur të shënosh. Vërejta këndin e zbrazët, mendoca ta provoj dhe falënderit Zotit doli mirë. Falënderoj Izo-n (Eminin) për asistin. Shpresoj të vazhdojmë me këtë rritëm dhe fitojmë dy titujt”, ka deklaruar Fazllagiq për faqen zyrtare të Shkëndijës.