Boreci ka shënuar fitore 2:1 ndaj Osogovës në ndeshjen e javës së 17-të, duke vazhduar garën për pozitën e dytë në Ligën e Dytë – Lindje, që siguron ndeshjen e balotazhit, njofton “infOSport.mk”.
Në ndeshjen e dy ish skuadrave nga Liga e Parë, skuadra nga Velesi në fund i’a doli ti merrë tre pikët falë një pjese të dytë të shkëlqyeshme, kur edhe shënoi të dy golat, për të zhvlerësuar golin e parë e skuadrës mysafire të shënuar nga Dragan Paunov në minutën e 22-të.
Ndryshe ishte Kocev ai që golin e parë për Borecin për të barazuar shifrat në 1:1 në minutën e 55-të, teksa golin e fitores për vendasit e realizoi Nikolovski në minutën e 77-të.
Në një ndeshje tjetër mes skuadrave që vite më parë ishin pjesë e elitës, Tikveshi me rezultatin minimal 1:0 mundi Sasa-n nga Makedonska Kamenica, ndërkohë Kozhuvi dhe Plaçkovica në ndeshjen e zhvilluar në Gjevgjeli ndanë pikët duke luajtur baraz 1:1. Të shtunën derbi ndeshja midis dy skuadrave të para në renditje, Bregallnicës dhe Bellasicës u mbyll me barazim pa gola.
LDFM – Lindje Java 17 |
||
Boreci | 2 – 1 | Osogova |
Kozhuvi | 1 – 1 | Plaçkovica |
Tikveshi | 1 – 0 | Sasa |
Pobeda V. e lirë | ||
E shtunë | ||
Bregallnica |
0 – 0 |
Bellasica |