Bashakshehir ka mundur Beshiktashin në derbi ndeshjen e dytë të javës së 26-të në Superligën turke, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Stambolli mundi ekipin fiqnj me rezultatin minimal 1:0, ku golin e vetëm e realizoi holandezi, Elia në minutën e 28-të.
Beshiktashi tentoi që të barazonte rezultatin dhe të mbetej i pamposhtur nga kjo transfertë, mirëpo djemtë e Shenoll Gunesh nuk arritën dot një gjë të tillë, ashtu që në fund duheshe të pajtohen me disfatën e katërt në kampionat.
Rikujtojmë dje derbi ndeshja midis Fenerbahçes dhe Galatasarajit e zhvilluar në “Shukri Saraçollu” u mbyll me barazim pa gola, ashtu që lufta për titullin e kampionit mes këtyre TOP4 skuadrave vazhdon edhe javëve në vijim.
Aktualisht është Galatasaraji i Fatih Terim që kryeson renditjen me 54 pikë, një më shumë se Bashakshehiri, kampionët në fuqi të Beshiktashit me 50 pikë renditen në pozitën e tretë, teksa Fenerbahçes me 48 pikë mban pozitën e katërt.