Muharemi e Vosa, dyshja premtuese e sulmit te Maqedonia U17-të!

Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë të dielën do ta ketë grumbullimin e parë për turneun kualifikues elitar për plasman në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Angli. Seleksionuesi Goran Staniq për turneun kualifikues që do të mbahet nga 21 deri më 27 mars në Poloni, ka përzgjedhur 21 futbollistë, ndërsa në mesin e tyre figurojnë 8 shqiptarë.

Në sy bien dy shkupjanët, Suhejl Muharemi i FC Shkupit si dhe talenti Arbin Vosa, të cilët pritet të jenë futbollistët më të rëndësishëm në repartin sulmues të Maqedonisë U17-të së bashku edhe me Kushtrim Tairin që vjen nga radhët e Shkëndijës.

Gjithsesi përveç këtyre tre futbollistëve, përfaqësuesja U17-të e Maqedonisë kompletohet edhe me shqptarët si Jeton Dauti, Agon Elezi, Ersan Ajdari, Suad Jonuzi e Vildan Uka. Kjo është njëra nga gjeneratat më të talentuara dhe se përbëhet me më shumë futbollistë shqiptarë në krahasim me përfaqësueset tjera.  Maqedonia U17 ndeshjen e parë e zhvillon më 21 mars kundër Republikës së Irlandës, më 24 mars përballen me nikoqirët e Polonisë, ndërsa ndeshjen e fundit e luajmë kundër Gjeorgjisë./InfOSport.mk

Leave a Reply