LPFM, Shkëndija dhe Vardari fitojnë, humb Rabotniçki

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 24-të në elitën e futbollit vendor, ku dy skuadrat kryesuese Shkëndija dhe Vardari regjistruan fitore minimale ndaj kundërshtarëve të tyre, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija falë golit të Enis Fazlagiç mundi minimalisht Sileksin me rezultatin 1:0, ndërkohë me po të njëjtin rezultat Vardari mundi Renovën.

Golin  e vetëm në këtë përballje, e cila për një moment ishte ndërprerë kah fundi i pjesës së parë për shkak fyerjeve nacionaliste të grupit të tifozëve “Komitët”, e realizoi Dejan Bllazhevski në minutën e 23-të.

Pobeda nën drejtimin e trajnerit të ri, Slobodan Krçmareviç mundi Rabotniçkin me rezultatin 2:0, teksa Pelisteri falë golit të shënuar Aleksandar Ristevski në minutën e 93-të, i shpëtoi disfatës në transfertën ndaj Akademia Pandev.

Java e 24-të mbyllet të dielën me ndeshjen midis Shkupit dhe Skopjes.

LPFM, Java XXIV

A.Pandev 1 : 1

Pelisteri

Pobeda 2 : 0 Rabotniçki
Shkëndija 1 : 0 Sileksi
Vardari 1 : 0 Renova
E diel:  
Shkupi

14:00

Skopje

Leave a Reply