Në futbollin vendor sot në program përveç dy ndeshjeve të Ligës së Dytë, janë edhe ato të Ligës së Parë, njofton “infOSport.mk”. Nga gjithsej 5 ndeshje, 4 prej tyre do të zhvillohen gjatë ditës së sotme, teksa vetëm një ndeshje në program është në terminin e zakonshëm, të dielën.
Vëmendjen më të madhe në takimet e sotme do ta marrin ndeshjet në Tetovë dhe arenën “Filipi i Dytë”. Në Tetovë Shkëndija do të mirëpret Sileksin, teksa në Shkupi Vardari do të jetë nikoqir i Renovës. Këta të fundit në stinorin pranveror nuk dinë për disfatë, duke regjistruar 4 barazime dhe 1 fitore, teksa në anën tjetër kampionët në fuqi nuk e nisën mbarë, duke regjistruar dy disfata, dy barazime dhe një fitore.
Pobeda me trajnerin e ri Slobodan Krçmareviç do të tentojë të marrë fitoren e parë në pranverë, njëjtë sikurse edhe Akademia Pandev, që sot në Strumicë do të jetë nikoqir i Pelisterit.
LPFM, Java XXIV |
||
A.Pandev | 14:00 | Pelisteri |
Pobeda | 14:00 | Rabotniçki |
Shkëndija | 14:00 | Sileksi |
Vardari | 14:00 | Renova |
E diel: | ||
Shkupi | 14:00 |
Skopje |