Levante e Bardhit shënon fitoren e dytë radhazi me trajneri e ri (VIDEO)  

Skuadra e Levantes ka shënuar fitore ndaj Eibarit me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së 29-të në La Liga. Me Enis Bardhin në pankinë që nuk u aktivizua fare dhe Armando Sadikun të lënë në tribuna, Levante arriti të regjistrojë fitoren e dytë radhazi në kampionatin spanjoll, që hedh kështu një hap të madh përpara në garën për mbijetësën.

Nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Pako Lopez, Levante mori tri pikët me golat e Rogerit në minutën e 25-të dhe Boateng në të 64-t, ndërsa golin për Eibarin e shënoi Çarles. Ky sukses ngjit Levanten në kuotën e 27 pikëve, 7 më shumë se Las Palmas që pozicicionohet në vendin e 18-të në renditjen e La Ligas./InfOSport.mk

 

Leave a Reply