Sot në Ligën e Dytë Perëndim në program është derbi ndeshja e javës së 17-të midis Vëllazërimit dhe Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”. Do të jetë kjo pa dyshim ndeshja më interesante e kësaj jave ku mejdanin do të ndajnë skuadra e dytë dhe e tretë në tabelën e klasifikimit, njëherit dy prej skuadrave pretendente për tu inkuadruar në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve në ndeshjet e tyre paraparake. Struga Strim Lum mundi Makedonija Gjorçe Petrovin si vendas me rezultatin 2:0, teksa Vëllazërimi me në krye trajnerin Xhengis Rexhepi shënoi fitore të pastërt 0:3 në transfertën ndaj Novacit.
Të dy trajnerët nuk kanë probleme me futbollistë të suspenduar apo të lënduar, ashtu që në fushë do të zbresin me futbollistët e tyre më të përgatitur.
Vlen të theksohet se këtë ndeshje Vëllazërimi do ta zhvillojë në stadiumin e saj, dhe e njëjta do të startojë në ora 14:00.