Ndeshja e javës së 24-të në elitën e futbollit vendor midis Vardarit dhe Renovës ishte ndërprerë në minutën e 35-të, pasi grupi i tifozëve “Komitët” vazhduan me avazin e vjetër duke ofenduar shqiptarët, njofton “infOSport.mk”.
Përveç kësaj ata kësaj rradhe madje përfshinë edhe politikën, duke shpalosur një pankartë që kishte të bëjë me situatën momentale politike në vend, duke aluduar edhe në ligjin e gjuhëve.
Duke pasur parasysh se pankarta të tilla me prapavi politike dhe ofendime në baza nacionale nuk lejohen në ndeshje futbolli, arbitri kryesor Dejan Jakimovski kishte ndërprerë ndeshjen për 5 minuta, ndërsa pas konsultimeve të bëra me kapitenët e të dyja skuadrave, Boban Grnçarov dhe Fisnik Nuhiu ndeshja filloi sërish.
Në fund vendosi goli i Dejan Bllazhevskit në minutën e 23-të, që i siguroi tre pikët skuadrës së Vardarit, që në këtë mënyrë arrinë fitoren e parë pas tre ndeshjeve në kuadër të stinorit pranveror.