Derbi turk ndërmjet Fenerbahçes dhe Gallatasarajit në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Turqisë është mbyllur me barazim pa gola. Në një atmosferë impozante të krijuar nga tifozët e Fenerbahçes në stadiumin “Shukru Saraçollu”, pjesa e parë foli më shumë për vendasit të cilët rrezikuan portën e mysfirëve me Soldadon e Ekicin.
Pjesa e dytë solli një lojë të barabartë në fushë, por përsëri ishin vendasit që kërkonin më shumë golin. Potuk në minutën e 65-të kishte rast të mirë për gol, por iu mohua nga Muslera, ndërsa në minutën e 80-të erdhi goli nga Fernandao, ndërsa arbitri kryesor e anuloi për pozitë jashtë loje.
Kështu në fund fërshëllima e gjyqtarit ndau të dyja skuadra me barazim, me Gallatasarajin që 20 vite nuk arrinë që të fitojë Fenerbahçen në stadiumin “Shukru Saraçollu”.
Pas këtij barazimi, Fenerbahçe mbetet në pozitën e katërt me 48 pikë, ndërsa Gallatasaraji ende është lider i kampionatit me 54 pikë./InfOSport.mk