Legjenda e Romës, Françesko Toti është i bindur se skuadra e tij do të paraqitet denjësisht në dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian kundër favoritëve të Barcelonës.
Toti ishte në rolin e përfaqësuesit të Romës në shortin e hedhur sot në Nion, ndërsa pasi mësoi emrin e kundërshtarit, ai u shpreh: “Ishte e qartë se do na bjerë një top skuadër dhe realisht nuk kishte rëndësi se cilin kundërshtarë do e kishim përballë, pasi të gjitha skuadrat janë të klasit të lartë. Mirëpo jam i sigurtë se do të mbrojmë denjësisht ngjyrat e skuadrës sonë” – kishte komentuar Toti.