Klubi i basketbollit Shkupi në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e basketbollit vendor do të përballet të shtunën me Strumicën. Ekipi i Enver Miftarit pas fitores së parë në 2018-tën ndaj Karposhit, do të tentojnë që të regjistrojnë triumf edhe ndaj Strumicës që renditet e fundit në tabelën e Superligës. Takimi Shkupi-Strumica do të luhet të shtunën në palestrën “Shaban Tërstena” në Çair, duke nisur nga ora 19:00.
Në ndeshjet tjera të kësaj xhiroje përballen Blakotehna-Karposhi, Kozhufi-Feni Industri, Gostivari-Ohri, Pelisteri-Kumanova dhe Rabotniçki-MZT Skopje.