Pavarësisht ndeshjes së parë të luajtur në “Olimpiko”, Lacio fitoi 0:2 në transfertë dhe mori biletën për në çerekfinale të Liga Evropës. Drejtori sportiv i lacianëve, Igli Tare, për ‘Supersport’ është shprehur i kënaqur me kualifikimin dhe mendon se skuadra e tij mund të arrijë deri në finale të këtij kompeticioni.
“Në Europa League duam të bëjmë histori do të jetë e vështirë por ka shumë shembuj, psh Braga para disa vitesh edhe pse ishte një skuadër e vogël por shkoi deri në finalen e këtij kompeticioni, pse jo të mos e arrimë dhe ne diçka të tillë. Na duhet vetëm pak fat në short dhe shpresojmë të shkojmë sa më larg në këtë kompeticion”, ka thënë Tare.