Incidente të pakëndshme u regjistruan në ndeshjen midis Atletik Bilbaos dhe Olimpikut të Marsejës, ndeshje kjo e zhvilluar sonte në “San Mamesh” në kuadër të ndeshjes së kthimit të 1/8 së finales së Liga Europa.
Dy polic spanjoll u plagosën, pasi ishin sulmuar nga tifozët francez me thika. Incidenti i parë ndodhi para fillimit të ndeshjes, kur polici 57-vjeçar kishte tentuar që të vendos rend gjatë hyrjes së tifozëve të Marsejës brenda në stadiumin “San Mamesh”, ndërsa njëri prej “ultrasve” kishte goditur atë me thikë. Për fat të mirë gjithçka kishte përfunduar mirë, pasi polici në fjalë me shpejtësi ishte dërguar në spitalin më të afërt, ku falë intervenimit të mjekëve gjendja e tij tashmë është stabile.
Incidenti i dytë kishte ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes, kur një tifoz mysafir kishte sulmuar njërin prej personave të rendit, i cili kishte kaluar vetëm me disa lëndime të vogla të dorës.
Policia spanjolle kishte reaguar shumë shpejtë dhe që të dy tifozët e involvuar në këto incidente i kishte arrestuar menjëherë.