Renova dënohet me dy ndeshje pa publik, presidenti Idrizi një vit jashtë futbollit  

Renova është suspenduar me dy ndeshje pa publik në teren vendas për shkak incidenteve që ndodhën në ndeshjen e javës së 20-të kundër Sileksit, njofton “infOSport.mk”.

Kishte qenë vetë arbitri Konstantin Vllaho ai i cili kishte paraqitur incidentin në fjalë, ku para Komisionit Disiplinor kishte paraqitur edhe sulmin nga ana e presidentit të “gjipspunuesve”, Kenan Idrizi. Për këtë veprim të tij Idrizi u suspendua me një vit ndalesë nga fushat e futbollit.

Në këtë mënyrë Renova do të luaj pa publik edhe ndeshjen e 29 marsit kundër Shkupit, pasi ndeshjen e parë veçmë e kishte zhvilluar ndaj Pelisterit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply