Trajneri i ri i FC Shkupit, Zekirija Ramadani ka qenë mysafir i ftuar i gazetarit sportiv Mustafa Ademit në Radio Televizionin shtetëror të Maqedonisë, programin në gjuhën shqipe (TVM2) për të komentuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Çelsit. Ai përveç komenteve për përballjen e Çampionsit, në fund u ndal, duke folur edhe fjalët e tij të para si trajner i FC Shkupit.
SHPRESOJË TË DEBUTOJË ME FITORE NDAJ SKOPJES
“Na pret një sfidë mjaftë e vështirë. Para 10 viteve Skopje arriti të fitojë në Kratovë kundër Sileksit. Kjo na bën që të mësojmë nga gabimi i Sileksit dhe të mos ta nënçmojmë këtë skuadër, mos të futemi në ndeshje duke menduar se kemi përballë skuadrën e fundit në tabelë, por ta llogarisim si të jetë në vendin e parë, si të jetë Shkëndija ose Vardari. Të futemi shumë të motivuar dhe ta dëshirojmë fitoren më shumë se ata, vetëm ashtu mund të vijmë deri te fitorja. Është ndeshja e parë pas dy viteve që isha te Shkupi, besojë që emicioni është shumë i lartë për mua, ku kthehem në skuadër ku kam kaluar 70% të karrierës dhe shpresojë që këtë aventurë të dytën time si trajner ta fillojë me një fitore dhe pastaj kemi një pauzë të shkurtë, ku mund të njoftohemi më shumë me futbollistët”.
OBJEKTIVI SHKUPIT VENDI TRETË, TË KATËRTIN E KEMI TË SIGURT
“Nëse e shohim ekipin dhe formën e skuadrës, ne duhet të luftojmë për vendin e tretë dhe mos të presim që Shkëndija të na mundëson Evropën, por ne vet t’ia arrijmë. Nuk është një objektiv i lehtë, është diçka shumë e vështirë, por kam një besim se mund të arrihet edhe Sileksi dhe nëse nuk arrijmë vendin e tretë, vendin e katërt 100% do ta sigurojmë. Atëherë që edhe Shkëndija të fitoj të dy tituj që ne të dalim në arenën ndërkombëtare. Na pret punë, sakrificë, gjithçka për të arritur objektivin. Nuk është asgjë si më herët, kur kemi bërë hapa fals dhe na janë falur, por tani situata është më serioze”.
SHKUPI KA NJË FORCË NDRYSHE NË ÇAIR
“Shvercerat bëjnë sakrificë për të ndihmuar Shkupin gjithmonë. Por publiku i rëndomtë ndoshta nuk do të ketë mundësi që ta ndjekë Shkupin jashta qytetit. Kur Shkupi luan në Çair ka një forcë më ndryshe se sa kur luan si nikoqir në Maxhari apo diku tjetër”
SHQIPËRIA KAMPIONATIN MË TË FORTË
“Janë tre mentalitete të ndryshme dhe tre kampionate të ndryshme. Është fakt se futbolli në Shqipëri është një nivel i lartë. Por nëse do t’i kemi 10 sponsor të fortë në elitën vendore, mund ta arrijmë Shqipërinë”.
MESI MERITORI PËR KUALIFIKIMIN E BARCELONËS
“Çelsi bërë lojë të mirë, por i mungojë fati. 3 golat ishin mjeshtri e Lionel Mesit, dy gola dhe asisti. Me të vërtetë kualifikimi i Barcelonës ishte meritë e Mesit. Gjithsesi komplimente edhe për repartin e mbrojtjes te katalanasit”./InfOSport.mk