Portieri i Romës, Alison është një nga dëshirat më të mëdha të Realit të Madridit për merkaton e verës, njofton “Mundo Deportivo”, përcjellë “infOSport.mk”.
Shuma e transferimit që duhet ti paguhet skuadrës italiane për portierin brazilian kap shifrën prej 40 milion euro. Këtë edicion në nivel klubesh në të gjitha turnetë, Alison ka regjistruar 36 ndeshje, duke pranuar 31 gola.
Në fillim të sezonit “Mirror” kishte shkruar se vetë gardiani 25-vjeçar kishte pëlqyer kalimin te Liverpulli. Për shërbimet e Alison gjithashtu interesim serioz ka shfaqur edhe Paris Sen Zhermeni.