Roxher Federer është kualifikuar në çerekfinale të turneut Indiana Vells, pasi mundin francezin Xheremi Çardi me rezultat 2:0. Për Federerin kjo ishte fitorja e tij e 15-të me radhë dhe i mungon vetëm një fitore për t’i arritur shifrat e vitit 2006, kur kishte shënuar 16 fitore rresht.
Zvicerani për të shënuar një rekord të ri, ai në ¼ e finales duhet ta fitojë koreanin Chung Hyeon. Këta të dy ishin përballur në ½ finalen e sivjetme të Australian Open.