Është mbyllur me barazim 1:1 pjesa e parë e ndeshjes së parë gjysmëfinale midis Shkëndijës dhe Renovës, që në këto momente po zhvillohet në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.
Edhe përkundër dominimit të “kuqezinjëve”, ishte Renova skuadra që avansoi e parë në këtë ndeshje, edhe atë falë gabimit të mbrojtësit Visar Musliu, i cili i mundësoi Vlatko Stojanovskit për të shënuar në rrjetën e Kostadin Zahov.
Goli i Stojanovskit ndaj Shkëndijës
Fale golit te Stojanovskit, Renova kaloi ne epersi ndaj ShkendijesSHKËNDIJA – RENOVA 0:1(V. Stojanovski 12')
Публикувахте от infosport.mk в 14 март 2018 г.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 12-të, teksa golin e barazimit Shkëndija e gjeti në minutën e 25-të përmes Izair Eminit. Ish futbollisti i “gjipspunuesve” shënoi një gol të bukur nga brendia e zonës, kur mjaft mirë pranoi një top nga ana e Marjan Radeskit.
Emini barazon rezultatin ndaj Renovës
Emini shenon per barazim te rezultatit SHKËNDIJA – RENOVA 1:1(I. Emini 25')
Публикувахте от infosport.mk в 14 март 2018 г.
Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale Akademia Pandev falë golit të shënuar nga Atanasov po avanson gjatë 45 minutave të para ndaj Pelisterit në Manastir.