Zekirja Ramadani edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e FC Shkupit, ndërsa stërvitjen e parë me futbollistët e FC Shkupit ai do të bëjë të enjten kur edhe do të njihet me të gjithë emrat e rinj dhe ata të vjetër, me një pjesë të të cilëve ka punuar edhe më herët kur kishte udhëhequr klubin nga Çairi në periudhën 2014-2016, njofton “infOSport.mk”.
Kësisoj ai do të ketë në disponim dy ditë për të punuar me ekipin para se të bëjë debutimin zyrtarë në ndeshjen e së dielës kundër Skopjes. Është kjo një mundësi e mirë që Ramadani të debutojë me fitore, edhe pse nuk duhet nënvlerësuar ekipin kundërshtarë.
Edhe pse Skopje aktualisht ndodhet në pozitën e fundit të renditjes tabelare, skuadra nga lagjja e Autokomandës ka treguar reuzltate të lakmueshme në ndeshjet e stinorit pranveror, ku në 5 ndeshjet e para ka regjistruar një fitore dhe katër barazime, duke mos njohur disfatën.
Me Ramadanin në krye drejtuesit e rinj të FC Shkupit me në krye Shefshet Demirin besojnë se në fund do i’a arrijnë qëllimit dhe se në fund të sezonit do ti gëzohen kualifikimit për në ndeshjet e Liga Europa, që njëherit është edhe synimi kryesor i skuadrës nga Çairi.