Pelisteri ka arritur fitore minimale 2:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse panë veten në disavantazh vetëm pas gjysmë ore lojë, falë një super paraqitje gjatë 45 minutave të dyta, “të gjelbrit” nga Manastiri në fund iu gëzuan fitores, duke shpresuar që sërish të luajnë në finalen e madhe, ashtu si edhe vitin e kaluar, kur edhe kishin triumfuar falë fitores pëmes penaltive ndaj Shkëndijës.
Jani Atanasov shënoi golin e parë të takimit, kur shënoi për mysafirët nga Manastiri në minutën e 31-të, teksa pas saktësisht gjysmë ore Borçe Manevski duke përfituar nga një devijim jo i sigurtë i portierit mysafir me të djathtën e tij nga brendia e zonës shënoi për 1:1.
PELISTERI BARAZON NDAJ A.PANDEV
MANEVSKI SHENON NE RRJETEN E SKUADRES NGA STRUMICAPELISTERI – A. PANDEV 1:1(B. Manevski 61')
Публикувахте от infosport.mk в 14 март 2018 г.
Golin e dytë dhe të fitores Pelisteri e gjeti në minutën e fundit të takimit përmes rezervistit Riste Ilijevski. Kësisoj Pelisteri për në ndeshjen e dytë në Strumicë do të udhëtojë me epërsi minimale, me shpresë se do të jetë e mjaftueshme për të prekur sërish finalen e madhe të 9 majit.
Foto: gol.mk