Khelaifi udhëton drejt Brazilit, pas takimit me babain vendoset e ardhmja e Nejmar

Presidenti i Paris Sen Zhermenit, Naser al Khelaifi, ka udhëtuar drejt Brazilit për të qartësuar të ardhmen e yllit brazilian Nejmar. Khelaifi ka shkuar në shtëpinë e Nejmarit, ndërkohë që ka vizituar edhe fondacionin “Neymar Jr. Institute”, ku ka pasur një takim mes presidentit të PSZH-së dhe babait të futbollistit.

Sipas asaj që raporton spanjollja “Marca”, babai i lojtarit ka siguruar presidentin se e ardhmja e Nejmarit do të jetë në Paris, pavarësisht zërave që qarkullojnë në media. I pyetur nga gazetarët ai u shpreh: “E ardhmja e Nejmarit është te PSZH-ja dhe ai do të jetë pjesë e tyre”

Ka reaguar edhe vetë presidenti, i cili u shpreh se Nejmari është i lumtur dhe tepër i motivuar për të qenë gati sa më shpejt.

“Nejmar është i lumtur dhe shumë i motivuar dhe është duke bërë çdo gjë të mundshme për t’u kthyer sa më parë që të jetë e mundur, shpresoj të rikthehet në ndeshjet e Kupës dhe kampionatit”, tha presidenti i PSZH-së.

Leave a Reply