Seleksionuesi i përfaqëssueses U 19 të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviç ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për raundin kualifikues elitar për kualifikim në Kampionatin Europian që do të zhvillohet këtë vit në Finlandë.
Prej 21 deri më 27 mars turneu kualifikues elitar do të organizohet në Shkup, ndërsa kundërshtarë të Maqedonisë U 19 do të jenë përfaqësueset e Anglisë, Hungarisë dhe Letonisë. Për ndeshjet që do të luhen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” dhe arenën nacionale “Filipi i Dytë” udhëheqësi i shpresave të vendit ka ftuar 21 futbollist, në mesin e të cilëve ndodhet vetëm një shqiptarë, Agron Rufati që luan në skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit.
Duelin e parë Maqedonia U19 do ta luajë më 21 mars kundër Letonisë, ndërsa duelin e dytë e luajnë përballë Hungarisë dhe me 27 mars e mbyllin turneun ndaj Anglisë.