Sonte në Bundesligë në program ishte ndeshja e fundit e javës së 26-të, në të cilën Verder Bremeni, ku aktivizohet futbollisti kosovar, Milot Rashica arriti që të shënojë fitore si vendas përballë Këllnit me rezultatin 3:1, njofton “infOSport.mk”.
Pikërisht Rashica ishte njëri ndër autorët e golave të shënuar dhe ndër futbollistët më të dalluar te skuadra nga Bremeni, që me këtë fitore tashmë renditet në pozitën e 13-të me 30 pikë të tubuara.
Rashica shënoi golin e dytë për Verderin në minutën e 58-të, duke i dhënë avantazhin e dytë në këtë ndeshje skuadrës së tij, e cila e administroi mjaft mirë deri në fund të takimit, kur edhe shënoi golin e tretë me anë të Egeshtejn. Paraprakisht gjatë pjesës së parë Veljkoviç, ishte futbollisti që kishte shënuar golin e parë për Bremenin, teksa golin e vetëm në këtë përballje për mysafirët e Këlln, e kishte realizuar japonezi, Juja Osako (55’).