Vardarit nuk i bëjnë punë as titullarët, nuk mundin dot as fenerxhiun, Skopjen

Vardarit nuk i bëjnë punë as titullarët. Edhe pse sot zbarkuan në fushën e blertë me 11-shen e tyre më të mirë, ata nuk arritën të mundin dot as fenerxhiun, Skopjen, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja mes dy skuadrave shkupjane e zhvilluar në lagjen e Hekuranës u mbyll me barazim pa gola. Është kjo ndeshja e pestë me rradhë që Vardari nuk dinë për fitore, duke pasur parasysh se edhe në dy ndeshjet çerekfinale të Kupës kundër Shkëndijës, kampionët në fuqi nuk arritën që të shijojnë fitoren. Në anën tjetër Skopje vazhdon të mbetet e pamposhtur gjatë stinorit pranveror, ku në 5 ndeshje ka regjistruar një fitore dhe katër barazime.

Me 17 pikë Skopje vazhdon të mbetet në pozitën e fundit, tashmë vetëm 4 pikë më pak se Pelisteri i pozitës së parafundit dhe 5 më pak se Pobeda e vendit të 8-të, që sot barazoi pa gola ndaj Akademia Pandevit. Në anën tjetër Vardari vazhdon të mbajë pozitën e dytë në tabelë me 43 pikë, tashmë plotë 16 pikë më pak se Shkëndija, që është shumë pranë titullit kampion.

 

Leave a Reply