Juventus Serava ka vazhduar me serinë e rezultateve pozitive në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Serava në ndeshjen e javës së 16-të në transfertë mundi SEEU Tetovën me rezultatin 1:3.
Në këtë ndeshje te “bardhezinjtë” shkëlqeu treshja e talentuar, Eljesa Neziri, Jakup Ramadani dhe Erkan Shabani, të cilët shënuan tre golat e këtij takimi.
Ishte kjo fitorja e 7-të e Juventus Seravës këtë edicion në Ligën e Parë të Futsalit, me ç’rast tashmë numëron plotë 21 pikë. Javën që vjen kjo skuadër do të luaj në transfertë kundër skuadrës së Astibos në Shtip, teksa në mesjavë do të zhvillojnë derbi ndeshjen kundër Futsal Shkupit në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Maqedonisë.