Totenhami shënoi fitore 1:4 në transfertën ndaj Burnmaut, mirëpo kjo fitore ka frikësuar për një çast “spërsat”, pasi për shkak të një dëmtimi sulmuesi i tyre më i spikatur, Hari Kejn në minutën e 34-të duheshe të braktis fushën, njofton “infOSport.mk”.
Kejn lëndoi kyçin e këmbës pas një dueli që pati me portierin kundërshtarë Begoviç, me ç’rast mbeti i ulur për një çast duke mbajtur me dorë këmbën e djathtë. Ai pas kësaj morri ndihmën e nevojshme mjekësore, mirëpo pak më vonë ishte i detyruar që të braktis fushën, ashtu që vendin e tij e morri Erik Lamela.
Vetëm një minutë pas largimit të tij nga loja, Dele Ali arriti që të shënojë golin e barazimit, duke barazuar rezultatin në 1:1 pas atij goli të vendasve të Burnmaut me anë të Stanislas (7’), teksa në pjesën e dytë dy golat e Song Heung – Min (62’, 87’) dhe Aurier (90+1’) konfirmuan fitoren e Totenhamit, që tashmë me 61 pikë renditet në pozitën e tretë, duke zbritur një pozitë më poshtë Liverpullin, që të shtunën u mund nga Mançester Junajtedi.