Shkodran Mustafi shënon në fitoren e Arsenalit (VIDEO)

Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Gostivari, Shkodran Mustafi ka shënuar gol në fitoren 3:0 të skuadrës së tij të Arsenalit ndaj Uatfordit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të në Premierligë, njofton “infOSport.mk”.

Mustafi shënoi golin e parë për “topçinjtë” vetëm pas 8 minutave lojë, pasi mori një asist nga Ozil, ndërsa dy golat tjerë të sfidës u realizuan nga Obamejong (59’) dhe Mkitarian (77’).

Për Mustafin ky ishte goli i tretë i shënuar gjatë këtij sezoni me fanellën e Arsenalit, pasi më herët shqiptari nga Gostivari shënoi edhe ndaj Kristal Palasit dhe Totenhemit.

Arsenali pas kësaj fitore renditet ne pozitën e 6-të me 48-të pikë të tubuara, teksa Uatfordi me 36 pikë mban pozitën e 10-të.

 

Leave a Reply