Në Kroaci kryefjala e javës së 24-të ishte ndeshja e zhvilluar mes Hajdukut dhe Istrës. Takimi ka përfunduar me rezultatin 3:2, ndërsa në minutën e 96-të ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.
Teksa rezultati ishte në shifrat 2:2, Hajduku nuk ishte i kënaqur dhe kërkoi daljen e portierit Letica në aksionin e fundit. Në krosimin e fundit drejt zonës së Istrës, Letica ka vepruar si një sulmues, teksa ka “fluturuar” duke shënuar golin e fitores për ekipin e tij.
Vetëm një ditë më parë, “Marca” ka njoftuar se Letica është objektivi kryesor i portës madrilene, ndërsa me këtë veprim të fundit, tashmë drejtuesit “madrilen” kanë një arsye më tepër për ta transferuar portierin e talentuar kroat.