Ndeshja ndërmjet PAOK-ut dhe AEK-ut është ndërprerë në minutën e 90-të për shkak atmosferës fantastike të krijuar nga tifozët vendas. Ka mjaftuar një gol i vendasve në minutën e 90’, që stadiumi të shpërthente në festë, por situata agravoi dhe u bë e pamundur që të vijonte takimi. Për këtë arsye të dy skuadrat u tërhoqën në dhomat e zhveshjes, teksa pavarësisht tentativave për të rifilluar, skuadra e AEK-ut refuzoi të dalë në fushë.
Ende nuk ka një vendim përfundimtar nga zyrtarët e ndeshjes, nëse skuadrat do të dalin në fushë apo jo, por gjasat janë që takimi të mos përfundojë. Ndërkohë, raportohet se situate në stadium, por edhe përreth është mjaft e tensionuar mes tifozërive.