Imobile me një super gol në minutën e 95-të  shpëtoi Lacion nga disfata përballë Kaljarit (VIDEO)

Golaeadori i Lacios, Çiro Imobile i ka siguruar një pikë skuadrës së tij me një super gol të shënuar në minutën e 95-të ndaj Kaljarit, në të cilën ndeshje “lacialët” në fund barazuan me rezultatin 2:2, njofton “infOSport.mk”.

Në fillimin e ndeshjes tifozët e Kaljarit shpalosën në banderolë të madhe me mbishkrimin “Çao, Davide” në kujtim të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Vendasit në dy raste shihnin veten në epërsi, mirëpo “lacialët” nuk u dorëzuan deri në momentin e fundit. Leonardo Pavoleti shënoi gol në minutën e 25-të, i cili përfitoi nga top i devijuar i portierit Thomas Strakosha, i cili bëri paraprakisht bëri një super pritje pas goditjes me kokë të sulmuesit Han Kvan Son.

10 minuta më pas Luka Çepiteli shënoi autogol, duke kthyer në lojë skuadrën nga kryeqendra italiane.

Në minutën e 74-të Nikolo Barella nga pika e bardhë e përfituar falë sistemit VAR, Strakosha edhe për herë të dytë u deshtë të nxjerrë topin nga rrjeta e tij, ndërsa në momentet kur mendohej se Lacio nuk do të mund ti shpëtojë disfatës, në skenë doli golashënuesi i tyre më i mirë, Çiro Imobole, i cili shënoi një super gol me thembër.

Me këtë barazim Lacio mbetet në pozitën e kaërt me 51 pikë, mirëpo shumë lehtë mund të ndodh që të humb këtë pozitë në rast se Interi shënon fitore sonte në përballjen derbi ndaj Napoli.

Leave a Reply